Ardit Gjebrea aksidentohet gjate provave

ardit-gjPak muaj me pare, teksa koleget i kishin pergatitur nje kamera te fshehte, prezantuesi dhe kantautori i njohur kaloi minuta te tera ankthi. Skenari ishte qe ai te varej lart dhe te hidhej qe andej, por fale Zotit, perveç te qeshurave, ky moment nuk shkaktoi ndonje problem fizik, paçka se guximi ishte tej limitit. Por kesaj here duket se nuk behet fjale fare per shaka. Gjebrea kesaj here e ka pare veten ne nje moment treper kritik, teksa dy dite me pare, gjate provave te programit qe i drejton “E diela shqiptare”, eshte rrezuar…
Mesojme nga stafi i tij i ngushte se provat po beheshin ne nje studio qe eshte ende ne ndertim, aty ku vellezerit Laço per pergatisin show-n e tyre te radhes, por qe veglat dhe materialet jane ende neper dysheme. Pikerisht ne nje platforme hekuri qe ishte aty ku nuk duhej te ishte, eshte perplasur Gjebrea dhe rrezimi ka rezultuar fatal per te. Pasi ka kaluar nje gjendje te fiketi, ai eshte shoqeruar ne nje spital privat, ku pas ekzaminimeve, mjeku i ka komunikuar se nga rrezimi ai ka thyer dy brinje dhe i duhen te pakten dy jave qe te qendroje ne regjim shtrati.
Ne fakt, ky aksident i Gjebrese i vjen ne momentin me te papershtatshem, pikerisht tani qe eshte ne kulmin e pergatitjeve te edicionit te radhes te festivalit “Kenga Magjike”, dhe nderkohe i duhet te dale rreth gjashte ore transmetim çdo te diel ne tv “Klan”. Stafi i tij na rrefen se ne kete gjendje do te jete pothuajse e pamundur qe te realizohet “E diela shqiptare” te pakten per dy jave, veç nese ndodh mrekullia dhe Arditi mund te arrije ta drejtoje ate, te pakten i ulur ne nje karrige. Gjithsesi, ne i urojme sherim te shpejte dhe rikthimin sa me pare ne ekran.

Burimi: Revista Panorama Plus