Elona dhe Rike fillojne pushimet se bashku

Elona Xara dhe Rike Roçi, dy vajzat qe krijuan miqesi brenda lojes se “Big Brother 6”, kane mberritur ne Shqiperi kete fundjave per te kaluar pushimet se bashku. Elona ka udhetuar nga Parisi dhe Rike nga Italia per te kaluar ca kohe ne plazhin e Durresit dhe per te marre rreze ne shoqerine e njera-tjetres. Pas perfundimit te spektaklit, dy vajzat qendruan per pak kohe ne Tirane, per shkak te pranise se tyre ne programet ku ishin te ftuara ne “Top Channel”. Me ardhjen e tyre ne Tirane kane uruar edhe Eldoren, ne festen qe organizoi te premten ne mbremje ne ambientet e “Xibrakut”. Per sa i perket jetes se tyre jashte Shqiperise apo nje rikthimi ne Tirane, ende nuk dihet diçka konkrete. Rike ka pohuar ne media se ka marre oferta te mira, te cilat po i mendon, ndersa Elona kishte plan qe te hapte nje atelie te sajen, por qe nuk e ka deklaruar vete, pasi eshte e vetmja ish-banore, qe nuk ka dhene asnje interviste ne media.

Burimi: Revista Panorama Plus