Arbana Osmani Biografia

fb1tw1go1

Arbana Osmani lindi me 7 maj 1983. Eshte prezantuese e njohur televizive dhe radiofonike ne Shqiperi. Fillimet e saj kane qene ne gazeten dhe radion “Intervista” ku ka punuar per disa muaj si gazetare dhe pastaj si prezantuese radiofonike e Hit parade Top 20. Ne vitin 1999 Arbana fillon punen e saj si prezantuese radiofonike ne Top Albania Radio ku nder programet qe drejton numerohen “Disco Lancio”, “Goodmorning Albania”, “A night With” etj.
Qe nga 3 korriku i 1999, Arbana eshte nje nga zerat kryesore te Top Albania Radio ku ka drejtuar vetem dhe me bashkepunetore nje sere programesh. Ajo ka ideuar dhe drejton dy programe ne jave, “Road trip”, nje emision i bazuar ne udhetime imagjinare me informacione mbi destinacione te caktuara ne bote dhe “Radio Cinema”, nje radiografi qe i behet nje filmi te caktuar hollivudian. Ne muajt e veres Arbana qe nga 2010 drejton programin “Made in Albania” nje radio show me te ftuar dhe personazhe pikante nga jeta e vendit.
Ne vitin 2002, Arbana prezanton se bashku me Ermal Mamaqin, Eno Popin dhe Drini Zeqon, “Select ne Top Channel”, nje program muzikor i perditshem ku ajo do te qendronte deri ne vitin 2004.
Ne 2004 ajo prezanton se bashku me Evis Mulen e me vone Alban Dudushin edicionin e pare te festivalit muzikor Top Fest. Ne prezantimin e ketij festivali ajo vazhdon te qendroje deri ne perfundim te edicionit te katert, ku skenen e ndan me Ledion Lico.
Nga viti 2005 deri ne vitin 2008 Arbana drejton konkursin e modeleve Supermodel of the World.
Nga viti 2005-2007 ajo prezanton se bashku me Alban Dudushin te premtet muzikore ne Top Show, duke intervistuar artiste, muzikante te njohur te skenes Shqiptare.
Ne vitin 2008 Arbanes i besohet drejtimi i Reality Showt Big Brother, me audience maksimale, program te cilin ajo vazhdon ta moderoje edhe momentalisht. Ne shtator te 2008, se bashku me Adi Krasten dhe Xhemi Shehun ajo drejton E diell, programin maratone te se dieles ku ajo qendron vetem per nje sezon. Ne shtator 2009 ajo prezanton per nje sezon te vetem 4 mujor programin gazetaresk te perditshem “Pasdite ne Top Channel”.
Ne tetor 2011 ajo drejton “1001 pse” formatin televiziv te suksesshem te Endemol, ku protagoniste jane femijet, serisht me audience maksimale.