Roland Trebicka Biografia

Roland Trebicka lindi ne Korçe ne vitin 1947. Kreu shkollen e mesme te pergjithshme “Raqi Qirinxhi” ne vendlindje.

Kur ishte i ri punoi si aktor ne Estraden profesioniste te SHQUP (Shtepia Qendrore e Ushtrise Popullore) ose shkurt “Estrada e Ushtarit”. Gjate ketyre viteve ne kete trupe profesioniste debutuan edhe aktore te tjere te cilet me vone do te beheshin te famshem ne fushen e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koco Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Maljak, Behar Mera etj. Ne vitin 1971 u be pjese e Teatrit Kombetar (i njohur atehere si Teatri popullor). Punoi ne Teatrin Kombetar deri me 1999. Pas nje pervoje tri vjeçare me kompanine “Publimedia”, u rikthye ne Teatrin Kombetar.

Kulmin e suksesit ne publik e arriti me rolin e Jovan Bregut ne komedine Pallati 176. Mjeshtria e tij ne kete rol ndikoi fort qe komedia te thyeje te gjitha rekordet e meparshme te shikueshmerise. Edhe sot, me 500 shfaqje ne shtate vjet, me dhjetra transmetime TV dhe dhjetra mije kopje videokasetash te shitura, “Jovan Bregu” eshte figura me popullore e skenes shqiptare, batutat e te cilit prej kohesh jane bere pjese e folklorit dhe zhargonit te sotem. Por rolet e Trebickes ne teater jane te shumte. Shikuesit e kujtojne me nostalgji ne rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”)…. tek “Nje burre me trandafil”. Ne vitin 2002, per rolin e Rojes tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kantidat per Çmimin “Aktori me i Mire Mbeshtetes” ne Festivalin Nderkombetar te Teatrit Eksperimental, ne Kajro.

Karriera e Roland Trebickes si aktor fillon me rolin e Kostes, ne filmin “Debatik”, me 1961. Ishte kjo pervoje qe shenoi kursin qe do te merrte me vone jeta e djaloshit korçar. Ka luajtur edhe ne disa filma, nder te cilet vlen te permenden Ënderr per nje karrige (Vaska) dhe Koncert ne vitin 1936 (Nasi).

Ne vitin 2011 u semur rende nga nje semundje ne musheri qe e detyroi te rrije larg skenes rreth dy vjet. [1]

Ështe nderuar me titullin Artist i merituar dhe Qytetar nderi i Korçes. Vdiq nga kanceri ne mushkeri me 6 mars 2013.