Violeta Manushi Biografia

fb1tw1go1

Violeta Manushi lindi me 6 mars 1926 ne Korçe. Vdiq me 27 Korrik 2007 ne Tirane. Ajo ishte nje nga ikonat e Teatrit Kombetar te Tiranes, aktive edhe pas 48 vjetesh! Aktore e madhe, qe ka shkelqyer njesoj si ne komedi (Ollga tek “Zonja nga qyteti”) ashtu edhe ne drame (Nica tek “Gjenerali i ushtrise se vdekur”). Numeron mbi 100 role ne teater dhe 16 ne kinema. Ne maj 2004 u rikthye me sukses ne skenen e Teatrit Kombetar, me tragjikomedine “Streha e te harruarve”.

Ish-punetorja e tipografise, vetem 20 vjeçe u regjistrua ne shkollen e pare dramatike, te hapur prane Teatrit te Shtetit (sot TK), me 1946. U shqua menjehere per vertetesi, spontanitet e natyrshmeri te rralle, por edhe disipline e vullnet te hekurt. Ne dramen “Oret e Kremlinit” (1957) ajo luajti njeheresh tre role, duke shenuar keshtu nje rekord origjinal, ende ne fuqi.

Me pas shkelqeu ne rolet protagoniste ne komedite “Grate gazmore te Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjes Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombetare interpretoi me shume sukses Olimbine te “Karnavalet e Korçes” (1964), Zyhrane te “Fytyra e dyte” (1968), Nicen te “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (1971), Ollgen te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar teresisht ne secilin prej tyre.

Ka luajtur edhe ne 16 filma, qe nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogel” (1989) dhe nje teledrame “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (1976). Per rolin e teto Ollges tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977.

Burimi: Wikipedia